Politike

“Kosova realitet”, ministri i Jashtëm i Austrisë flet për azilkërkuesit para Cakajt: Është problem, por ne s’prekemi

8 Tetor 2019, 08:07 Nga DOSJA
“Kosova realitet”, ministri i Jashtëm i Austrisë flet

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashmte, Gent Cakaj ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij austriak, ku kanë dhënë dhe një konferencë të përbashkët. Cakaj tha se ka marrë një mbështetje të Austrisë, gjatë konferencës me Ministrin Federal për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Ministri austriak foli për situatën me azilkërkuesit duke thënës e vendi i itij nuk ësthë prekur shumë. “Situata e azilkëruesve shqiptarë është që vijon dhe që ne jemi në dijeni, por e prek më pak Austrinë. Kjo situatë diskutohet më shumë nga kolegët francez”, tha Schallenberg.

Ndërkohë nga ana tjetër Cakaj u pyet  për situatën në Kosovë pas zgjedhejve duke thënë se po pret formimin e qeverisë së re dhe vijimin e bashkëpunimit.

Ne nuk mund të ndryshojmë as politikën e jashmte dhe as raportet me Kosovën. Kosova ka dhënë shembull rajonit se si organizohen zgjedhjet dhe tregoi se ka një elektoral të pjekur. Ne mezi presim që Kosova të formojë qeverinë  e re dhe të vijojmë bashkëpunimin”, u shpreh Cakaj.

Homologu austriak ka thënë për Kosovën se tashmë ky shtet është një realitet dhe nuk duhet të ndikohen nga komentet e liderëve në Ballkan, duke iu referuar Vuçiçit.

Unë dua të përsëris ato që tha minsitri, që Kosova është realitet dhe ne e njohim si të tillë. Ne presim që të formohet qeveria dhe të vijojë puna, por nuk duhet të ndikohemi nga komentet e liderëve të ndryshëm në Ballkan”, përfundoi shefi i diplomacisë austriake.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alexander schallenberg gent cakaj hapja e negociatave me be alexander schallenberg gent cakaj hapja e negociatave me be

Sondazh

Poll