Politike

Kokë më kokë me drejtuesit e institucioneve, Rama mbledh koordinatorët pas ‘ngërçit’ në Shkodër, mbyll dyert e selis

7 Tetor 2019, 15:41 Nga DOSJA
Kokë më kokë me drejtuesit e institucioneve, Rama mbledh

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur koordinatorët dhe deputetët e qarkut Shkodër Mbledhja u zhvillua në selinë rozë, ku burime për Dosja.al bëjnë me dije se në fokus të bisedës ka qenë ‘ngërçi’ që e ka zënë qytetin e Shkodrës, që nga emri që mund të zëvendësojë të larguarin Valdrin Pjetri dhe zgjedhjen e drejtorëve të rinj.

Mësohet se të pranishëm në mbledhje janë Senida Mesi, Luan Harusha, Arben Pëllumbi dhe Musa Ulqini dhe deputetët e qarkut Shkodër.

Të njëjtat burime tregojnë se deri më tani nuk ka një emër konkret për zëvendësimin e Pjetrit, por dy deputetët Paulin Stërkaj dhe Tom Doshi, kanë qenë ‘zhurmuesit’ e kësaj mbledhjeje teksa ka rikthyer ankesat e tyre në lidhje me emrat e rinj që do të zgjidhen drejtorë në Shkodër.

Ndërkohë mësohet se kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tjetër takim me dyer të mbyllura. Këtë radhë Rama do të mbledhë në selinë rozë drejtuesit e institucioneve në vend.

Kandidati i PS-së Valdrin Pjetrit u largua nga detyra pas akzuave të Partisë Demokratike se kishte fshehur dënimin e tij në Itali dhe aktualisht Shkodra është pa kryebashkiak.

Pas këtyre akuzave, Pjetri u përjashtua nga Partia Socialiste edhe nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama mbledh koordinatoret rama mbledh koordinatoret

Sondazh

Poll