Politike

Grida Duma kritika Bashës? Ish-deputetja: Duhet më shumë fjalor i vërtetë, goditës dhe i qartë

8 Tetor 2019, 05:32 Nga DOSJA
Grida Duma kritika Bashës? Ish-deputetja: Duhet më shumë fjalor i

Tiranë- Grida Duma, ish-deputetja e PD-së ka deklaruar se opozita duhet të ketë një fjalor më goditës, shumë të qartë dhe më të shkurtër.

Në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, Duma i adresoi disa kritika liderëve të opozitës në vend, teksa hoqi paralele me rastin e Albin Kurtit.

Biseda: 

Duma: Ajo që vihet re tek Albini është entuziazmi i fjalëve të vërteta. Një lloj vërtetësie që njerëzit kanë nevojë ta dëgjojnë, që ne këtu e kemi në nivel batutash, sepse vërtetësia e gjërave nuk thuhet fare.

Zheji: Duke qenë se Albini ishte thuajse lideri i opozitës, atëherë i mungojnë fjalët e vërteta Lulzim Bashës, ky është problemi?

Duma: Padyshim më shumë fjalori i vërtetë duhet nga opozita. Kur e them këtë nuk nënkuptoj që pjesa racionale e të gjithë argumentimit nuk duhet të ekzistojë, por duhet të shkojmë drejt një fjalori shumë më goditës, shumë më të qartë, më të shkurtër, diferencues.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grida duma lulzim basha grida duma lulzim basha

Sondazh

Poll