Politike

Kryemadhi “merr në mbrojtje” Metën dhe hedh dyshime për Venecian: Të tregojë nenin që shkeli dhe udhetimet drejt Stras

7 Tetor 2019, 16:07 Nga DOSJA
Kryemadhi “merr në mbrojtje” Metën dhe hedh dyshime

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur së fundmi rreth situatës politike dhe aktuale në vend. Në një intervistë për ABC News, Kryemadhi komentoi edhe raportin paraprak të komisionit të Venecias dhe deklaratat e presidentit të republikës, Ilir Meta, në lidhje me vendimin për shkarkimin e këtij të fundit.

Sipas Kryemadhit, Venecia duhet të tregojë saktësisht nenin që ka shkelur Presidenti.

Ndërkohë ndër të tjera, kryetarja e LSI-së, foli edhe për udhëtime të individëve të caktuar apo grupeve të interesit, që sipas kanë shkuar drejt Strasburgut, duke hedhur dyshime mbi Komisionin e Venecias.

“Po ta shikoni në ligjëratë të drejtë zoti Meta ka thënë: “Nëse Komisioni i Venecias më bind që unë kam shkelur Kushtetutën.” Nuk jam këtu për të komentuar Komisionin e Venecias, as për të komentuar Presidentin e Republikës, unë do të dëshiroja që Komisioni i Venecias të më tregonte nenin që ka tejkaluar kompetencën Presidenti i Republikës dhe të më tregonte dhe nenin, qoftë në Kushtetutë, ose në Kod Zgjedhor, se kush është institucioni që vendos datën e zgjedhjeve. Me kaq do të isha më se e kënaqur, mjaftojnë këto dy pika. Tashmë po të hyjmë nëprocesin që Komisioni i Venecias flet për zgjedhjet e 30 qershorit, unë nuk besoj që Parlamenti dhe zoti Ruçi kanë drejtuar pyetje për ta pyetur për zgjedhjet e 30 qershorit.

Unë do të dëshiroja që të mos merreshim fare me këtë gjë, sepse po të hyjmë dhe tëdiskutojmë në të gjithë investigimin të gjithë kësaj situate, do të na dali qëlobime të ndryshme, apo edhe fluturime të ndryshme nga Tirana drejt Strasburgut kanë qenë të individëve të caktuar, apo edhe të grupeve të caktuara të interesit. Mendoj që duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ata që e kanë bërë një iniciativë të tillë, sepse duke krijuar një raport as mish as peshk mund të mendojnë që mund të mbajnë një lloj balance,”– tha Kryemadhi ndër të tjera.

Më tej kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me procesin zgjedhor të zhvilluar në Kosovë. Teksa e vlerësoi atë si shumë pozitiv Kryemadhi tha se duhet lëxuar mirë nga politikanët por edhe nga ndërkombëtarët, pasi procesi zgjedhor në Kosovë tregoi që në demokraci ata që duhet të vendosin pasi dhe përfitojnë të parët janë qytetarët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisioni i venecias monika kryemadhi ilir meta komisioni i venecias monika kryemadhi

Sondazh

Poll