Bota

Stotlenberg: Do shkoj në Turqi të flas me Erdogan për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Turqia së bashku me Hungarinë janë dy vendet e vetme nga 31 vendet e NATO-s që nuk e kanë ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë.

1 Qershor 2023, 16:36 Nga I.A
Stotlenberg: Do shkoj në Turqi të flas me Erdogan për
Jens Stoltenberg dhe Mevlut Cavashoglu

NORVEGJI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se ai do të udhëtojë në Turqi në përpjekje për të pastruar pengesat e fundit për Suedinë për tu bashkuar me Aleancën.

“Kam folur me presidentin (turk) Erdogan në fillim të javës dhe do të shkoj në Ankara në mënyrë që Suedia të bëhet sa më shpejt anëtare e Aleancës," shpjegoi Stoltenberg nga Oslo.

Data e vizitës ende nuk është vendosur. Turqia së bashku me Hungarinë janë dy vendet e vetme nga 31 vendet e NATO-s që nuk e kanë ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë. Erdogan, i cili u rizgjodh të dielën për një mandat tjetër si president i Turqisë, po bllokon anëtarësimin e Suedisë, duke pretenduar se Stokholmi po mbështet figurat e opozitës turke me lidhje me rebelët kurdë.

Parlamenti suedez miratoi së fundmi një ligj të ri që ndalon aktivitetet e lidhura me organizatat ekstremiste, duke forcuar legjislacionin kundër terrorizmit të vendit, i cili hyri në fuqi sot.

"Jam i sigurt se Hungaria do ta ratifikojë protokollin e anëtarësimit të Suedisë," tha Stoltenberg.

jens stoltenberg nato

Sondazh

Poll