Bota

Shkelet armëpushimi në Sudan/ Bombardime në Khartoum, 18 civilë të vrarë dhe 106 të plagosur

Sulmet erdhën dy ditë pasi ndërmjetësit amerikanë dhe sauditë thanë se të dy palët kishin rënë dakord për të zgjatur me pesë ditë armëpushimin fillestar njëjavor humanitar.

1 Qershor 2023, 15:37 Nga f.i
Shkelet armëpushimi në Sudan/ Bombardime në Khartoum, 18
Sudan

SUDAN- Dhjetra civilë janë vrarë në bombardimet në një treg në Khartoum, pavarësisht armëpushimit. Për më shumë se gjashtë javë, Khartoum dhe pjesa tjetër e vendit janë përfshirë nga një luftë e përgjakshme midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake, shkruajnë mediat e huaja.

Ushtria të mërkurën shpërtheu bazat e RSF në Khartoum pasi u tërhoq nga bisedimet në qytetin saudit të Jeddah, duke akuzuar rivalin e saj për shkeljen e një armëpushimi që kishte për qëllim të lejonte dërgimin e ndihmave.

"Tetëmbëdhjetë civilë u vranë dhe 106 u plagosën" nga zjarri i artilerisë së ushtrisë dhe bombardimet ajrore të mërkurën në një treg në Khartoum jugor," tha një komitet i avokatëve të të drejtave të njeriut.

Sulmet erdhën dy ditë pasi ndërmjetësit amerikanë dhe sauditë thanë se të dy palët kishin rënë dakord për të zgjatur me pesë ditë armëpushimin fillestar njëjavor humanitar.

sulmet ne sudan

Sondazh

Poll

Bota 1 Qershor 2023, 14:37 Sabahate Byci

Përgjegjësia = Autoriteti

Sabahate Byci Sabahate Byci  Jo gjithmonë apo jo shumher përgjegjsia e definon masen ndëshkuese. E njejta mund të jetë meta...