Bota

Ish-kryetari i Leposaviçit: Serbët nuk do heqin dorë derisa të pranohen kërkesat e tyre

Todiç ka thënë se serbët nuk janë tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe nuk i bojkotojnë zgjedhjet pa arsye, por sepse nuk kanë dashur të marrin pjesë në synimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Kurir.rs. 

1 Qershor 2023, 10:32 Nga a.l
Ish-kryetari i Leposaviçit: Serbët nuk do heqin dorë derisa
Zoran Todic

SERBI-  Ish-kryetari i Leposaviçit, Zoran Todiç tha se serbët e asaj komune nuk pranojnë të përfaqësohen nga dikush që ka fituar 100 vota në zgjedhje dhe se do të vazhdojnë në luftën e tyre derisa të plotësohen kërkesat e paraqitura.

Ne kërkuam që punëtorët të lejohen të hyjnë në vendet e tyre të punës pa pengesë, që nuk janë ata që vendosin”, ka thënë Todic për Pink.

Todiç ka thënë se serbët nuk janë tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe nuk i bojkotojnë zgjedhjet pa arsye, por sepse nuk kanë dashur të marrin pjesë në synimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Kurir.rs. 

Sot dita e 4-t e protestës në very të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë. 

tensione në veri të kosovës zoran todiq

Sondazh

Poll