Bota

TRAGJIKE- Gruaja përdhunohet e më pas helmohet për vdekje nga tre persona në Indi, shkaku: Refuzoi të konvertohej në fenë islame

Gruaja ishte tre muajshe shtatzënë kur u helmua për vdekje nga partneri i saj Naved pasi nuk pranoi të konvertohej në Islam.

1 Qershor 2023, 09:24 Nga A.B
TRAGJIKE- Gruaja përdhunohet e më pas helmohet për vdekje nga tre
Foto ilustruese

INDI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Shahjahanpur në Uttar Pradesh. Një grua 23-vjeçare, e identifikuar si Seema Gautam, u përdhunua, u konvertua me forcë në Islam dhe më vonë u helmua për vdekje. Dy të akuzuarit, Mohd Naved dhe Farhan Khan janë dërguar në paraburgim. Policia është në kërkim të të akuzuarit të tretë, Mustaquim.

Rasti doli në pah të shtunën, më 27 maj, kur gruaja u dërgua në një spital në Lakhimpur Kheri, ku mjekët deklaruan të vdekur.

Sipas raportimeve, gruaja ishte tre muajshe shtatzënë kur u helmua për vdekje nga partneri i saj Naved pasi nuk pranoi të konvertohej në Islam. Naved e kishte paraqitur veten si hindu për t'u miqësuar me gruan, e përdhunoi dhe filloi ta detyronte të konvertohej në Islam. Ajo mbeti shtatzënë. Më vonë, kur ajo refuzoi të konvertohej në Islam, Naved me ndihmën e ndihmësve të tij, e vrau duke i dhënë helm./Dosja.al

seema gautam indi

Sondazh

Poll