Politike

Ruçi letër urimi Albin Kurtit për fitoren: Bashkëpunim mes dy qeverive

7 Tetor 2019, 13:59 Nga DOSJA
Ruçi letër urimi Albin Kurtit për fitoren: Bashkëpunim mes

TIRANË- Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi për fitoren kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Në këtë letër, kreu i Kuvendit shprehet se Kuvendi do të mbështesë bashkëpunimin parlamentar mes dy qeverive.

Urime të përzemërta për fitoren e Vetëvendosjes. Qytetarët votuan Vetëvendosjen t’i qeverisë. Kuvendi do të mbështesë bashkëpunimin mes qeverive. Përgëzon Veselin për standardet demokratike të zgjedhjeve. Mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy Kuvendeve. Bindje se PDK do t’i shërbejë kombit e qytetarëve në opozitë. Respektimi i fituesit, modeli demokracie.
Ju uroj përzemërsisht për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Republikën e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës i besuan dhe e votuan Lëvizjen Vetëvendosje dhe unë kam besim se Qeveria e dalë nga këto zgjedhje do të punojë pa u lodhur për zhvillimin, prosperitetin, paqen, sigurinë dhe integrimet atlantike dhe evropiane të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si deri tani, do të nxisë e mbështesë fuqimisht bashkëpunimin parlamentar si edhe bashkëpunimin midis qeverive dhe institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Ruçi.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan me incidente te vogla.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti gramoz ruci zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti gramoz ruci zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll