Bota

Betejë e fortë në Kiev/ Rusia sulmon nga ajri, vdesin 3 persona, mes tyre 2 fëmijë

Forcat e Moskës kanë nisur një seri sulmesh ajrore në kryeqytetin ukrainas, duke përfshirë një sulm të pazakontë gjatë ditës të hënën që i bëri banorët të vrapojnë për strehim.

1 Qershor 2023, 07:29 Nga a.l
Betejë e fortë në Kiev/ Rusia sulmon nga ajri, vdesin 3 persona,
Lufta në Ukrainë

UKRAINË-  Një sulm rus gjatë natës në një lagje lindore në kryeqytetin e Ukrainës Kiev vrau tre persona, duke përfshirë dy fëmijë dhe plagosi disa të tjerë, shkruajnë mediat e huaja. 

Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram të enjten, administrata ushtarake e Kievit tha se dy fëmijët humbën jetë në rajonin Desnianskyi në periferi lindore të kryeqytetit.

“Në mesin e tre të vdekurve në rrethin Desnianskyi, kishte 2 fëmijë (5-6 dhe 12-13 vjeç),” shkroi administrata ushtarake në Telegram. 

Forcat e Moskës kanë nisur një seri sulmesh ajrore në kryeqytetin ukrainas, duke përfshirë një sulm të pazakontë gjatë ditës të hënën që i bëri banorët të vrapojnë për strehim.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll