Bota

LUFTA/Pentagoni zbulon detaje të ndihmës shtesë për Ukrainën

Paketa e re përfshin municione shtesë për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot; Raketat AIM-7 për mbrojtjen ajrore; Sistemet e mbrojtjes ajrore Avenger; Sisteme kundërajrore Stinger; Raketat e avionëve Zuni.

1 Qershor 2023, 07:19 Nga a.l
LUFTA/Pentagoni zbulon detaje të ndihmës shtesë për
Pentagoni

SHBA- Një paketë e re ndihme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara përfshin të paktën 15 lloje armësh dhe municionesh që do të dërgohen menjëherë në Ukrainë. Kështu thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, shkruajnë mediat e huaja. 

Sot, Departamenti i Mbrojtjes (DoD) njoftoi ndihmë shtesë të sigurisë për të përmbushur nevojat kritike të sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës. Ky autorizim është tërheqja e tridhjetë e nëntë e pajisjeve nga administrata Biden nga inventarët e DoD për Ukrainën që nga gushti i vitit 2021”, thuhet në raport. 

Paketa e re përfshin municione shtesë për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot; Raketat AIM-7 për mbrojtjen ajrore; Sistemet e mbrojtjes ajrore Avenger; Sisteme kundërajrore Stinger; Raketat e avionëve Zuni.

pentagoni

Sondazh

Poll