Bota

Senati çek miraton rezolutën që mbështet anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës në NATO

Rezoluta thekson gjithashtu mbështetjen e Republikës Çeke për trajnimin e ushtrisë ukrainase dhe sigurimin e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake në koordinim me aleatët e NATO-s.

1 Qershor 2023, 07:16 Nga a.l
Senati çek miraton rezolutën që mbështet
Foto ilustruese

UKRAINË- Senati çek ka miratuar një rezolutë duke shprehur mbështetjen e tij për pranimin e përshpejtuar të Ukrainës në NATO. Lajmin e ka bwrw tw ditur kryetari i Verkhovna Rada Ruslan Stefanchuk në faqen e tij në Facebook.

Rezoluta njeh vendosmërinë dhe gatishmërinë e Ukrainës për të mbështetur vlerat euroatlantike. Sipas dokumentit, fitorja e Ukrainës në luftën me Rusinë dhe anëtarësimi i vendit në NATO janë në interes të sigurisë së Republikës Çeke.

Rezoluta thekson gjithashtu mbështetjen e Republikës Çeke për trajnimin e ushtrisë ukrainase dhe sigurimin e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake në koordinim me aleatët e NATO-s.

Stefanchuk shtoi se Senati çek thekson në rezolutën se samiti i NATO-s në Vilnius duhet të konfirmojë një angazhim të fortë politik ndaj Ukrainës, sepse pranimi i Ukrainës në NATO do të forcojë ndjeshëm potencialin ushtarak të Aleancës dhe do të ruajë rendin ndërkombëtar bazuar në rregullat dhe rregulloret e OKB-së.

Samiti është planifikuar për 11-12 korrik. Më parë, Senati polak mbështeti pranimin e përshpejtuar të Ukrainës në NATO, duke ndjekur shembullin e Suedisë dhe Finlandës, shkruajnë mediat e huaja. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll