Bota

Tensionet në veri të Kosovës, Osmani takime me Macron dhe Scholz në Moldavi

Presidentja Osmani do t’i bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, njofton Presidenca e Kosovës.

31 Maj 2023, 22:34 Nga I.A
Tensionet në veri të Kosovës, Osmani takime me Macron dhe Scholz
Vjosa Osmani

MOLDAVI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Moldavi po përfaqëson Kosovën në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian(EPC). RTK raporton se e para e vendit, nesër do të ketë takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Presidentja Osmani do t’i bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, njofton Presidenca e Kosovës.

Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, Osmani thuhet se do të zhvillojë edhe takime me liderë të tjerë evropianë. Para liderëve të tjerë evropianë, presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik të Kosovës si garanci për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Po ashtu gjatë takimeve bilaterale, Osmani do të diskutojë thellimin e bashkëpunimit për shtyrjen përpara të aplikimit të Kosovës për BE, çështje që lidhen me situatën e sigurisë në rajon, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta. Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, e cila synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.

 

emmanuel macron vjosa osmani olaf scholz

Sondazh

Poll