Bota

Vuçiç për CNN: Komuniteti ndërkombëtar të marrë masa për përshkallëzimin e situatës në Kosovë

Vuçiç, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të vendosura kundër, atyre që janë përgjegjës për përshkallëzimin e situatës në Kosovë, duke rrezikuar kështu paqen dhe sigurinë e gjithë rajonit.

31 Maj 2023, 21:40 Nga f.i
Vuçiç për CNN: Komuniteti ndërkombëtar të
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të vendosura kundër, atyre që janë përgjegjës për përshkallëzimin e situatës në Kosovë, duke rrezikuar kështu paqen dhe sigurinë e gjithë rajonit.

Vuçiç, në një deklaratë për CNN amerikan, u bëri thirrje serbëve që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të ruajnë maturinë.

"Unë e di që këta njerëz janë të vendosur të luftojnë në mënyrë paqësore për të drejtat e tyre elementare. Ata duan të mbijetojnë, të ruajnë emrin dhe mbiemrin, fenë e tyre dhe të kenë të drejtën të jetojnë atje ku kanë jetuar gjithmonë. Këshilla ime dhe kërkesa është që gjithmonë ta bëjmë atë në mënyrë paqësore dhe të qëndrojmë të kthjellët. Dhe i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime vendimtare kundër atyre që janë kokëfortë dhe që e përshkallëzojnë situatën në terren, duke rrezikuar kështu paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit," -theksoi Vuçiç i pyetur se cili ishte mesazhi i tij për njerëzit që po protestojnë në veri të Kosovës.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll