Bota

Të shtëna me armë në Kosovë/ Dy të plagosur, arrestohet autori

Policia ka njoftuar se të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa është bërë e mundur dhe kapja e autorit.

31 Maj 2023, 18:32 Nga f.i
Të shtëna me armë në Kosovë/ Dy të plagosur,
armë zjarri

KOSOSVË- Dy persona janë plagosur me armë zjarri në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Policia ka njoftuar se të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa është bërë e mundur dhe kapja e autorit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

te shtena me arme ne kosove

Sondazh

Poll