Aktualitet

Dalin pamjet, si u plagos biznesmeni Toma në Kurbin/ I dyshuari kryesor Fabjan Gaxha që u vra në ish- Bllok (VD)

7 Tetor 2019, 17:07 Nga DOSJA
Dalin pamjet, si u plagos biznesmeni Toma në Kurbin/ I dyshuari kryesor

TIRANËDosja.al ka siguruar pamje nga plagosja e Rudolf Tomës, biznesmenit nga Laçi që u qëllua me armë zjarri më datë 7 shtator të vitit 2017. Në videon e mëposhtme shihet momenti kur katër persona të armatosur mësyjnë në lokalin e Tomës.

Fillimisht njëri prej tyre qëllon në ajër, më pas afrohet në tavolinën ku është ulur Toma dhe rrëzon një karrige më shkelm.

Pasi turma shpërndahet, në skenë futet një tjetër person që në duar mban një automatik. Më pas në video shihet momenti kur i dyshuari kryesor i kësaj ngjarjeje, Fabian Gaxha, i cili u vra gjatë Far- Westit në ish-Bllok, qëllon disa herë biznesmenin nga Laçi.

Toma mbetet i plagosur rëndë, ndërsa autorët largohen të qetë nga vendngjarja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ishte Gaxha ai që drejtonte edhe automjetin.

28-vjeçari Fabian Gaxha ishte personi që mbeti viktimë gjatë përleshjes me armë zjarri në lokalin “Monopol”, në zonën e ish-Bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit 2018. Gaxha ishte truprojë e Ervis Martinajt, i cili mbeti gjithashtu i plagosur bashkë me shokun e tij Eljo Haton.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervis martinaj fabian gaxha plagosja e rudolf tomes rudolf toma ervis martinaj fabian gaxha plagosja e rudolf tomes rudolf toma

Sondazh

Poll