Aktualitet

Akuzat për prokurorin, KLP: Rama dhe Braçe të denoncojnë me prova, cënuan procesin

7 Tetor 2019, 11:18 Nga DOSJA
Akuzat për prokurorin, KLP: Rama dhe Braçe të denoncojnë

TIRANE- Pas akuzave publike të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erion Braçe për prokurorin Arjan Ndoj, ka reaguar edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. KLP bën me dije se ka ndjekur të gjitha zhvillimet për këtë çështje, dhe bën me dije se këto deklarime mund të cënojnë procesin gjyqësorë. “Deklaruesit të dënojnë me prova”,-thekson KLP, duke iu referuar Ramës dhe Braçes. Jo më larg se sot, Rama akuzoi sërish prokurorin, duke thënë se edhe pasi të kalojë në Vetting, do të japë llogaritë për paratë që ka marrë nga krimi.

Deklaratë për mediat:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni shtetëror i ngarkuar nga Kushtetuta me detyrën për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.  Në ushtrim të kësaj detyre, ne ndjekim me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe të prokurorëve të veçantë.  Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.  Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut. Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë. Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë.

Prokurori ekzekutoi urdhër-arresti për Liridon Pulën, kreun e Kadastrës së Durrësit me akuzën për “shpërdorim detyre”. Menjëherë pas këtij arrestimi, Rama i pari foli në Kuvend për një prokuror që punon për bandat, duke iu referuar Ndojës. Sulmi pasoi me deklaratën publike të zv.kryeministrit Erion Braçe, se Ndoja i ka bërë presion Pulës në emër të një grupi kriminal, për të legalizuar ndërtimet pa leje në Gjirin e Lalzit.

Ai akuzoi prokurorin Arjan Ndoj se gënjeu në gjykatë për personin që ka bërë padinë ndaj Liridon Pulës. Ai thekson se kallëzuesi është anonim dhe jo pronar, apo investitor i pronave në Gjirin e Lalëzit. Sipas tij, ish-drejtori i Kadastrës, nuk përmendet në asnjë rresht në padi.

Liridon Pula u arrestua në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për “Shpërdorim Detyre”. Në vend të Pulës është vendosur Arjan Cengu.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoji erion brace klp nis hetimet për arjan ndojin liridon pula prokurori ne durres arjan ndoji erion brace klp nis hetimet për arjan ndojin liridon pula prokurori ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Tetor 2019, 11:10

SHKODËR– Prefekti i Shkodrës Çesk Millja ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë aktorët shëndetësore dhe të AKU-së pas helmimit të nxënësve në Postr...