Aktualitet

“Një shok e mori nusen me Vespa”, dasmorët i çojnë foton para Kryeministrisë Ramës

7 Tetor 2019, 15:14 Nga DOSJA
“Një shok e mori nusen me Vespa”, dasmorët i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili  ka treguar se në shenjë mirënjohje për  projektin “RETRO” një shok e ka marrë nusen me vespa.

“Përshëndetje Kryeministër!

Në shenjë mirënjohje për projektin “Retro” dhe në veçanti për motorët VESPA, një shok e mori nusen me Vespa sot.

Të përshëndesim me këtë foto e shkrepur sot pranë kryeministrisë, sepse i shtojmë ngjyra qytetit” – shkruan qytetari.

‘RETRO’ , ky projekt me në qendër motorët Vespa,  është një bashkëpunim mes Drejtorisë së Përgjithshme së Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, teksa bëjnë të mundur restauruesit dhe koleksionuesit e ciklomotorave dhe automjeteve të hershme dhe me interes historik.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dasem me vespa edi rama foto para kryeministrise dasem me vespa edi rama foto para kryeministrise

Sondazh

Poll