Aktualitet

Foto/ E ‘tradhëtoi’ gota që piu, kush është i rrezikshmi nga Korça që ka alarmuar Italinë, vrau biznesmenin teksa loz

7 Tetor 2019, 16:20 Nga DOSJA
Foto/ E ‘tradhëtoi’ gota që piu, kush është i

TIRANË– Shqiptari i rrezikshëm që disa ditë më parë u arratis nga burgu italian është Olsi Shaqlli. Mediat italiane shkruajnë se 45-vjeçari është me origjinë nga Korça dhe vuante dënimin për vrasje në burgun e Campobassos.

Shaqlli tashmë kërkohet në të gjithë territorin italian dhe fotoja e tij është publikuar kudo. 45-vjeçari mori leje për çështje punë dhe nuk u kthye më në qeli.

Por cila është ngjarja për të cilën akuzohet Olsi Shaqlli?

45-vjeçari me kombësi shqiptare u dënua në mungesë me 11 burg për vrasjen e shtetasit italian Giuseppe Intelletto në 2008 në Gioia del Colle.

Olsi Shaqlli u arrestua në Shqipëri në vitin 2012 nga Interpoli, pasi kishte kaluar 4 vjet në arrati.

Sipërmarrësit bujqësor Intelletto u vra gjatë një grabitjeje në një dhomë private në Gioia del Colle, teksa luante letra me miqtë. Shaqlli u konsiderua si një prej autorëve pasi kishte lënë gjurmë të ADN-së së tij në një gotë në të cilën kishte pirë ujë.

Pas identifikimit 45-vjeçari u thirr nga karabinierët e kompanisë Gioia del Colle, por shqiptari ishte kthyer në vednlindje ku kaloi 4 vite në arrati.

Karabinierët shprehen se i dënuari për vrasje është ndihmuar nga bashkëpunëtorë dhe miq të tij mjaft të afërm, në mënyrë që të kryente arratisjen.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset shqiptari në itali olsi shaqlli arratiset shqiptari në itali olsi shaqlli

Sondazh

Poll