Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, shqiptari vdes pasi përplaset me “Peugeot-në” në Ferrara (Emri)

7 Tetor 2019, 16:58 Nga DOSJA
Aksident tragjik në Itali, shqiptari vdes pasi përplaset me

ITALI-Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Ferrara të Italisë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5.30 të mëngjesit në Ferrara.

Mediat italiane raportojnë se viktima quhet Mentor Carkaxhia, 42 vjeç. Po sipas tyre, 42-vjeçari po drejtonte në drejtim të kundërt makinën e tij ‘’Chervrolet’’, e cila goditi makinën ‘’Peugeot’’,në të cilën ndodhej çifti Crevalcore (moshat 41 dhe 46 vjeç).

Të lënduarit u dërguan në spitalin e Baggiovaras dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Mentor Carkaxhia, fatkeqësisht nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vend.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne itali mentor carkaxhia vdes shqiptari aksident ne itali mentor carkaxhia vdes shqiptari

Sondazh

Poll