Aktualitet

‘Lufta për Botanikun’, FSHN akzua Ministrisë e Bashkisë: Të gjithë në gjykatë

7 Tetor 2019, 14:04 Nga DOSJA
‘Lufta për Botanikun’, FSHN akzua Ministrisë e

TIRANË-Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës përmes një deklaratë për shtyp është shprehur se kundërshton me forcë kalimin e Kopshtit Botanik nën administrimin e Bashkisë së Tiranës.

Kjo asamble akuzon ministrinë e Arsimit se nuk ka bërë transparente marrëveshjen që ka bërë me Bashkinë e Tiranës, të cilët i akuzojnë për disinformim.

Deklaratë për shtyp e Asamblesë së FSHN-së:


Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës (FSHN, UT), në mbledhjen saj të jashtëzakonshme të datës 07.10.2019 për shqyrtimin e VKM-së të Këshillit të Ministrave nr 510, datë 17.07.2019 ‘Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik).. .’, diskutoi në lidhje me pretendimet për keqinformim të Senatit Akademik të UT-së, të shprehura në letrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erjon Velia, të datës 01.10.2019, drejtuar anëtarëve të senatit.

Asambleja e FSHN u ndje e keqardhur që Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve procesin e transferimit të Kopshtit Botanik pranë Bashkisë Tiranë, të iniciuar që në Tetor 2017 nga Bashkia Tiranë, nuk e ka bërë transparent asnjëherë dhe asnjërës prej strukturave drejtuese të UT-së, për më tepër kur nga vetë Bashkia ngrihet akuza për ‘disinformim’ nga Rektorati dhe FSFN-ja.

Kjo shkresë, duke qenë në kundërshtim flagrant me kuadrin ligjor që rregullon marrëdhëniet midis institucioneve publike, përmban• gjithashtu shtrembërime dhe fakte të pavërteta në kohë dhe përmbajtje.

Të shqetësuar për fatin e Kopshtit Botanik dhe në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor, Asambleja unanimisht mori vendim që të përcjellë nga afër të gjitha hapat e këtij procesi, me praninë e të gjithë trupës së saj para Gjykatës Administrative të Apelit, ditën e mërkurë, datë 09 tetor 2019 ora 11:00, me shpresë të një vendimi të drejtë në favor të shpëtimit të këtij institucioni unik me vlera kombëtare të pazëvendësueshme.

Asambleja e Personelit Akademik të FSHN

Rreth 3 muaj më parë qeveria me anë të një vendimi kaloi pronësinë e Kopshit Botanik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia Tiranë. Pas këtij vendimi ka ardhur një deklaratë nga dekani i këtij fakulteti i cili tha se ishte një vendim i paligjshëm. Kërkesa për ndryshimin e pronësisë të kësaj hapësire u bë nga Veliaj gjatë fushatës elektorale, duke i premtuar Ramës se nëse ndodhte kjo ai do të përfundonte projektin e Kopshit Zoologjik.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fakulteti i shkencave te natyres kopshti botanik kopshti botanik i kalon bashkise tirane fakulteti i shkencave te natyres kopshti botanik kopshti botanik i kalon bashkise tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Tetor 2019, 11:10

SHKODËR– Prefekti i Shkodrës Çesk Millja ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë aktorët shëndetësore dhe të AKU-së pas helmimit të nxënësve në Postr...