Aktualitet

'Alo.. më morën paratë'/ Grabitet banesa e 37-vjeçarit në Lushnje, Policia shoqëron disa persona

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

31 Maj 2023, 09:44 Nga A.B
'Alo.. më morën paratë'/ Grabitet banesa e
Policia

LUSHNJE- Një banesë është grabitur nga disa persona në orët e vona të mbrëmjes. Policia bën të ditur se 37 vjeçari Arket Gjermeni, ka denoncuar se në banesën e tij, e cila ndodhet fshatin 'Fier i Ri', disa persona janë futur e duke kërcënuar me armë, kanë mundur të marrin një shumë të madhe parash. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Aktualisht, janë shoqëruar disa persona dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 00:30 të datës 31.05.2023, shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, dhe dyshohet nën kërcënimin e armës, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

grabitet banesa ne lushnje lushnje arket gjermeni

Sondazh

Poll