Aktualitet

I ngul gërshërën në kokë të riun, në pranga 25-vjeçari nga Durrësi

7 Tetor 2019, 12:10 Nga DOSJA
I ngul gërshërën në kokë të riun, në pranga

DURRËS– Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Rinia në Durrës. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se gjatë një sherri me dy të rinj njëri ka mbetur i plagosur.

I riu ka qëlluar me gërshërë në kokë shtetasin me iniciale E.I, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Më datë 07.10.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi O.D.,  25 vjeç, banues në fshatin Rinia, Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” pasi për motive të dobëta ka plagosur në kokë me mjet prerës (gërshërë), shtetasin E. I., 26 vjeç,  banues në fshatin Rinia, i cili ndodhet në Spitalin  e Traumës Tiranë, nën kujdesin  e mjekëve”, bën me dije Policia.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25 vjecari policia durres sherri me gershere arrestohet 25 vjecari policia durres sherri me gershere

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Tetor 2019, 11:10

SHKODËR– Prefekti i Shkodrës Çesk Millja ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë aktorët shëndetësore dhe të AKU-së pas helmimit të nxënësve në Postr...