Bota

LUFTA/ SHBA krahë Ukrainës, GATI paketa e re e ndihmës prej 300 milionë dollarësh për Kievin

Autoritetet njoftojnë se shumë shpejtë në Kiev do të dërgohet paketa e ndihmës me vlerën prej 300 milionë dollarësh, ku do të përfshihen municione, dronë dhe armë. 

31 Maj 2023, 08:01 Nga a.l
LUFTA/ SHBA krahë Ukrainës, GATI paketa e re e ndihmës prej 300
Lufta në Ukrainë

UKRAINË- Shtetet e Bashkuara kanë gati një tjetër paketë ndihme për Ukrainën. Autoritetet njoftojnë se shumë shpejtë në Kiev do të dërgohet paketa e ndihmës me vlerën prej 300 milionë dollarësh, ku do të përfshihen municione, dronë dhe armë. 

Paketa e re e ndihmës vjen në një moment të tensionuar të luftës. Sulmi i fundit me dron në Moskë pason kapjen nga Rusia të qytetit lindor të Ukrainës Bakhmut pas një beteje nëntë-mujore që vrau dhjetëra mijëra njerëz. Ukraina po tregon gjithashtu shenja se kundërofensiva e saj e shumëpritur pranverore mund të jetë tashmë duke u zhvilluar, shkruajnë mediat e huaja. 

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se pesë dronë u rrëzuan në Moskë dhe sistemet e tre të tjerëve u bllokuan, duke bërë që ata të devijojnë nga kursi. Presidenti Vladimir Putin e quajti atë një akt "terrorist" nga Kievi. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll