Bota

Trupat e 79 ushtarëve të vrarë kthehen në Ukrainë

Lajmi është njoftuar nga Ministria e Riintegrimit e Ukrainës në Telegram më 30 maj. 

31 Maj 2023, 08:06 Nga a.l
Trupat e 79 ushtarëve të vrarë kthehen në Ukrainë
Ushtarët

UKRAINË- Ukraina ka kthyer trupat e 79 mbrojtësve të tjerë që u vranë në luftën në shkallë të gjerë të nisur nga Rusia. Lajmi është njoftuar nga Ministria e Riintegrimit e Ukrainës në Telegram më 30 maj. 

Trupat e ushtarëve të rënë u transferuan nga territoret e pushtuara nga Rusia në përputhje me Konventën e Gjenevës. Kjo u zhvillua me pjesëmarrjen e Zyrës së Komisionerit për Personat e Zhdukur pranë Ministrisë së Riintegrimit në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, shkruajnë mediat e huaja. 

"Trupat e mbrojtësve tanë do t'u dorëzohen familjeve të tyre për një varrim dinjitoz," shtoi agjencia.

Më 5 maj, Ukraina ktheu trupat e 80 ushtarëve ukrainas të vrarë. Në qershor 2022, NV raportoi se Ukraina dhe Rusia kishin shkëmbyer trupat e ushtarëve të rënë për herë të parë sipas formulës 160-për-160. Që atëherë, ky proces nuk është ndalur. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll