Bota

Lufta civile në Sudan/ UNICEF ngre alarmin: 13.6 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare

Për shkak të konfliktit në vend, organizata tha se kishte nevojë për fonde shtesë prej 237 milionë euro (253 milionë dollarë). 

31 Maj 2023, 07:35 Nga a.l
Lufta civile në Sudan/ UNICEF ngre alarmin: 13.6 milionë
Foto ilustruese

 Një raporti i agjencisë së fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) i publikuar së fundmi zbulon se 13.6 milionë fëmijë në Sudan kanë nevojë për ndihmë jetike humanitare, si pasojë e luftës midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave rivale të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). 

“Ndërsa Sudani rrëshqet në hije, jeta për fëmijët po afrohet gjithnjë e më shumë drejt një humnerë”, tha drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Adele Khodr.

Edhe pse armëpushimi u zgjat edhe për pesë ditë të tjera të hënën, furnizimet humanitare në Sudan janë të kufizuara. Shumë fëmijë dhe familje nuk kanë marrë ende ndihmën.  Për shkak të konfliktit në vend, organizata tha se kishte nevojë për fonde shtesë prej 237 milionë euro (253 milionë dollarë), shkruajnë mediat e huaja. 

Një luftë e gjatë për pushtet në Sudan u përshkallëzua dhunshëm më 15 prill. Ushtria nën komandën e presidentit de fakto Abdel Fattah al-Burhan po lufton kundër njësive paraushtarake të zëvendësit të tij, Mohammed Hamdan Daglo. Të dy gjeneralët morën pushtetin së bashku në vitin 2021, por më vonë patën një mosmarrëveshje. 

unicef

Sondazh

Poll