Bota

Tensionet në veri/ Serwer: SHBA-ja po mbështet 100 % Serbinë

Ai u shpreh se më pas, Kosova ka nevojë për pranim nga popullata serbe në veri. Serwer nuk pret që kryetarët e rinj të komunave të jenë në gjendje të ushtrojnë autoritete pa këtë pranim.

31 Maj 2023, 08:09 Nga a.l
Tensionet në veri/ Serwer: SHBA-ja po mbështet 100 % Serbinë
Daniel Serwer

KOSOVË- Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili është njohës  i zhvillimeve politike në Ballkan, deklaroi se e kupton dëshirën e kryeministrit Albin Kurti për të ushtruar autorizimet ligjore në tërë Kosovën.

“Kjo në fakt  është dakorduar edhe nga Serbia me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, tha Serwer duke shtuar se është e qartë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk është duke bashkëpunuar dhe përkundrazi, ka krijuar një situatë ku Kosova është braktisur nga aleati më i fuqishëm i saj, SHBA-ja.

Nuk pajtohem me amerikanët për atë se çfarë po bëjnë, por duhet të jemi realist se Kosova ka nevojë për pranimin nga BE-ja dhe SHBA-ja për të gjitha veprimet që do të ndërmarrë në vijim”, tha profesori Serwer për RTK-në.

Ai u shpreh se më pas, Kosova ka nevojë për pranim nga popullata serbe në veri. Serwer nuk pret që kryetarët e rinj të komunave të jenë në gjendje të ushtrojnë autoritete pa këtë pranim.

Sipas tij nuk është me rëndësi se në cilat objekte do të qeverisin apo do të punojnë. “Por besoj se është me rëndësi që të qeverisin në mënyrë efektive”, tha Serwer. Më tej ai theksoi është i bindur se do të ketë shumë presion mbi ta që të realizojnë punë për komunitetin serb.  

tensione në veri të kosovës daniel serwer

Sondazh

Poll