Bota

Tensionet në Veri, Lista Serbe thirrje qytetarëve: Mos rrezikoni sigurinë e ushtarëve të KFOR-it

Kjo thirrje vjen pas dhunës së ushtruar nga qytetarë serbë kundër forcave të KFOR-it në komunat e veriut të Kosovës, sidomos në Zveçan.

30 Maj 2023, 22:55 Nga I.A
Tensionet në Veri, Lista Serbe thirrje qytetarëve: Mos rrezikoni
Lista Serbe

KOSOVË- Lista Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos rrezikojnë sigurinë e ushtarëve të KFOR-it. Kjo thirrje vjen pas dhunës së ushtruar nga qytetarë serbë kundër forcave të KFOR-it në komunat e veriut të Kosovës, sidomos në Zveçan.

“Lista Serbe u bën thirrje qytetarëve që të mos rrezikojnë sigurinë e ushtarëve të KFOR-it, sepse kushdo që e bën këtë punon kundër interesave të popullit serb”, ka thënë Lista Serbe.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

lista serbe tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll