Sport

Lukaku shoqërohet me yllin e ‘pop’-it në dasmën e Martinez!

28-vjeçarja ndoqi më herët nga rradhët e tifozëve një ndeshje të skuadrës së Interit, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim se ajo është në lidhje me yllin e futbollit, i cili së fundmi u nda me të dashurën e tij prej pesë vitesh, Sarah Mens.

30 Maj 2023, 18:59 Nga DOSJA
Lukaku shoqërohet me yllin e ‘pop’-it në dasmën e

ITALI - Menjëherë ka rënë në sy të mediave të huaja prania e yllit të ‘pop’-it, Megan Thee Stalion me sulmuesin belg të Interit, Romelo Lukaku.

28-vjeçarja  ndoqi më herët nga rradhët e tifozëve një ndeshje të skuadrës së  Interit, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim se ajo është në lidhje me yllin e futbollit, i cili së fundmi u nda me të dashurën e tij prej pesë vitesh, Sarah Mens.

Këngëtarja ishte në romancë me reperin Pardison Fontaine për më shumë se dy vite, por në shkurt ata njoftuan ndarjen nga njëri-tjetri. Lukaku, 30 vjeç, nuk tregon shumë për jetën e tij personale, por së fundmi ka zbuluar, se ka një djalë tjetër përveç Romeos 5-vjeç.

Ende nuk dihet se çfarë e bëri bashkë Lukakun me artisten në dasmën e shokut të tij të skuadrës Lautaro Martinez. 25-vjeçari kurorëzoi lidhjen e dashurisë në martesë me modelen argjentinase Agustina Gandolfo në liqenin Como në Itali në praninë e 120 të ftuarve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll