Bota

Sulmet në Veri/ Ish-kryenegociatorja e Kosovës:Vendi ka një lider antiamerikan, Kurti u përplas me një shkëmb

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri shprehet se vendi u ndëshkua hapur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

30 Maj 2023, 21:31 Nga f.i
Sulmet në Veri/ Ish-kryenegociatorja e Kosovës:Vendi ka një lider
Edita Tahiri

KOSOVË- Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti arriti të dëmtojë aleancën strategjike në mes të Kosovës dhe Amerikës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo shprehet se Kosova u ndëshkua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prej antiamerikanizmit deri te donkishotizmi i tij, Albin Kurti arriti te dëmtoj aleancën strategjike mes Kosovës dhe Amerikës! Kosova u ndëshkua hapur nga Amerika me masat ndëshkuese te cilat i tha publikisht sot ambasadori amerikan Hovenier. Qe nga viti 1992 kur e krijuam aleancën me Amerikën, atëherë kur Presidenti Bush kërcënoi Millosheviqin duke i thënë se nëse përshkallëzon dhunën në Kosovë do të përballet me intervenimin amerikan, siç dhe ndodhi; kjo është hera e parë qe Kosova ka një lider antiamerikan, ndërsa pasojat do t’i heq shteti ynë i njohur si shteti me pro-amerikan ne botë! Sot Kurti u përplasë në shkëmb”,- ka shkruar Tahiri.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensionet në veri të kosovës ediat tahiri

Sondazh

Poll