Bota

Spanja në alarm nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet

Përmbytjet gjithashtu ndërprenë përkohësisht trafikun përgjatë shtrirjeve të tre prej 12 linjave të metrosë së kryeqytetit spanjoll, thanë zyrtarët lokalë.

30 Maj 2023, 21:55 Nga f.i
Spanja në alarm nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet
pamje nga përmbytjet

SPANJË- Shërbimi Meteorologjik AEMET ka ngritur alarmin për pjesën më të madhe të Spanjës veriore për shkak të rrezikut të stuhive, breshërit dhe erërave të forta. Mediat e huaja shkruajnë se shirat e dendur kanë prekur kryesisht provincat jugore të Alicante dhe Almeria të cilat janë goditur nga disa stuhi që nga fundjava.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur edhe Madridin, ku disa rrugë u ndërprenë mbrëmjen e së hënës për shkak të përmbytjeve. Përmbytjet gjithashtu ndërprenë përkohësisht trafikun përgjatë shtrirjeve të tre prej 12 linjave të metrosë së kryeqytetit spanjoll, thanë zyrtarët lokalë.

Shërbimi Meteorologjik Spanjoll (Aemet) ruan sot në shumë zona nivelin e alarmit të ngjyrës “të verdhë” apo “portokalli”, pasi ekziston rreziku për breshër. Moti i keq parashikohet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

moti i keq ne spanje

Sondazh

Poll