Bota

Tensionet në veri/ 'Protesta vazhdon në Leposaviç', Policia e Kosovës: Do të hetohen sulmet e gazetarëve

Policia ka thënë se protestat e serbëve lokalë kanë përfunduar në Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa në Leposaviç vazhdojnë të qëndrojnë disa protestues, para ndërtesës komunale.

30 Maj 2023, 20:51 Nga f.i
Tensionet në veri/ 'Protesta vazhdon në Leposaviç',
foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka thënë se do të hetohen rastet e pengimit të gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre në komunat në veri të vendit: Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Gjithashtu policia ka njoftuar se protestat e serbëve lokalë kanë përfunduar në Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa në Leposaviç vazhdojnë të qëndrojnë disa protestues, para ndërtesës komunale.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se situata në veri të martën ka qenë e brishtë, “por kryesisht e qetë”, shkruan REL.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll