Bota

Kurti për "The guardian": Deklaratat e Blinken ishin të padrejta, nuk ia dorëzoj Kosovën milicive fashiste

Kurti tha se Escobar kishte kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të zhvendosnin kryetarët e komunave në objekte të tjera, ose të punonin nga shtëpia, një kërkesë që ai e kishte refuzuar.

30 Maj 2023, 21:03 Nga f.i
Kurti për "The guardian": Deklaratat e Blinken ishin të
Albin Kurti

KOSOVË- Kurti për median britanike 'The guardian' komentoi qëndrimin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, i cili sipas gazetës lëshoi një kritikë të ashpër ndaj aleatit të SHBA, duke thënë se vendimi për të përdorur forcën për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të vendit ishte marrë kundër këshillave të SHBA dhe partnerëve europianë.

"Mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive. Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme”,- tha Kurti.

Kurti tha se kishte folur me Gabriel Escobar, të dërguarin special të SHBA për Ballkanin. Ai tha se Escobar kishte kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të zhvendosnin kryetarët e komunave në objekte të tjera, ose të punonin nga shtëpia, një kërkesë që ai e kishte refuzuar.

“Nuk mund të kemi kryebashkiakë Zoom-i, ne jemi republikë demokratike. Një republikë demokratike nuk mund t’i dorëzohet milicisë fashiste,” tha ai.

Kurti gjithashtu këmbënguli se kryetarët e rinj do të vazhdojnë të punojnë nga zyrat komunale.

tensionet në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll