Bota

Tensionet në veri të Kosovës, sulmohen përsëri ushtarët e KFOR-it në Zveçan

Gazetarët po hasin në probleme që të kryejnë punën e tyre dhe të sjellin pamje nga vendi i ngjarjes.

30 Maj 2023, 20:46 Nga I.A
Tensionet në veri të Kosovës, sulmohen përsëri
ushtaret

KOSOVË- Përleshje të reja kanë ndodhur në mes të serbëve dhe KFOR-it në Zveçan. Kështu bëjnë të ditur gazetarët e T7 që ndodhen në terren. Gazetarët po hasin në probleme që të kryejnë punën e tyre dhe të sjellin pamje nga vendi i ngjarjes.

“Para pak minutave qytetarët serbë kanë sulmuar edhe një herë ushtarët e KFOR-it. Drejt tyre u hodhën molotov dhe fishekzjarrë e shok bomba. Gjatë tërë ditës në Zveçan ka pasur kërcënime ndërsa në orën 4 protestuesit janë larguar, fillimisht”, tha gazetari Unitet Berisha.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll