Sport

Pranon parregullsitë në kontabilitet: Juventusi e mbyll vetëm me një gjobë...

Pasi arritën një marrëveshje me Federatën Italiane dhe u deklaruan fajtorë për akuzën e parregullsive të kontabilitetit në paga në vitet 2020 dhe 2021, Juventus u dënua me 718 mijë euro gjobë, por nuk iu dha asnjë dënim me pike shtesë.

30 Maj 2023, 15:56 Nga DOSJA

 

Pranon parregullsitë në kontabilitet: Juventusi e mbyll vetëm me

ITALI - Këtë të martë në fillim të pasdites, gjykata sportive e drejtësisë së Federatës Italiane dha vendimin e saj në përfundim të séances, që filloi në mëngjes rreth orës 10:30: pasi pranoi fajësinë e zikaltërve për akuzën e parregullsive kontabël për pagat në 2020 dhe 2021, veprim për të cilin Juventus u gjobit me 718,000 euro.

Një vendim mjaft i butë, duke qenë se bardhezinjtë nuk morën asnjë pikë dënim. Siç u njoftua të martën nga disa media italiane, torinezët kishin arritur një marrëveshje me Federatën Italiane, duke hequr dorë nga rekursi i mëtejshëm dhe ky kompromis i lejoi ata të kufizonin dëmin.

Si rezultat, torinezët mbeten me 10 pikët e dënimit të vendosura si pjesë e hetimit, që çoi në akuzën e mashtrimit kontabël të lidhur me fitimet artificiale të kapitalit. Skuadra e Massimiliano Allegrit mbetet në garë për kualifikim në Europa League, apo në Conference League. Kësisoj barezinjtë e Torinos nuk do të përjashtohet nga Kupat e Europës për sezonin 2023-2024...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll