Aktualitet

“Plumbi i artë” në GJKKO/ Dështon dëshmia e Dumanit, avokatët kërkojnë më shumë kohë...

Por edhe pse kishte shkuar me qëllimin për të dëshmuar, nuk e tha fjalën e tij. 

30 Maj 2023, 18:50 Nga k.m.
“Plumbi i artë” në GJKKO/ Dështon dëshmia e
Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, u shoqërua në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dëshmuar në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës dhe Enver Divës, të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë. Por edhe pse kishte shkuar me qëllimin për të dëshmuar, nuk e tha fjalën e tij. 

Seanca u ndërpre me kërkesë të avokatëve, të cilët kërkuan kohë për t’u konsultuar me deklarimet e dhëna në prokurori të dëshmitarit Henrik Hoxha, po ashtu i penduar i “Plumbit të artë”. Bashkëpunëtori më i ngushtë i Dumanit tregoi versionin e tij lidhur me vrasjen e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, por edhe të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. 

nuredin dumani gjkko

Sondazh

Poll