Politike

KAS hap një kuti votimi për Këshillin Bashkiak të Mallakastrës, PDIU merr mandatin e dytë nga PS-ja

Ndërkohë që nga numërimi që i bën kutisë, doli që PDIU kishte 63 vota, ndërkohë që në procesverbal nuk ishte shënuar asnjë votë.

30 Maj 2023, 15:18 Nga I.A
KAS hap një kuti votimi për Këshillin Bashkiak të
KAS

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që të hap një kuti votimi në Mallakastër. Kjo pasi PDIU bëri një ankesë, duke pretenduar se kanë humbur një mandat në Këshillin Bashkiak. Sipas kërkesës së tyre, votat që u takonin ja kanë kaluar një subjekti tjetër.

Ndërkohë që nga numërimi që i bën kutisë, doli që PDIU kishte 63 vota, ndërkohë që në procesverbal nuk ishte shënuar asnjë votë. Parregulltësi u gjetën edhe me votat e PS-së, pasi në procesverbal janë shënuar 161 vota, ndërkohë që në këtë kuti kishte vetëm 97 vota.

Votat e PDIU-së i kishin kaluar PS-së në procesverbal, duke e lënë partinë pa mandat të dytë në Këshillin Bashkiak në këtë Bashki. Por nga numërimi i votave u vendos që mandati i PS-së t'i kaloj PDIU-së. Kështu PDIU është me 2 mandate në Këshillin Bashkiak, ndërsa PS-ja ngel me 8 mandate.

kas pdiu

Sondazh

Poll