Politike

Dhunë&tensione në veri të Kosovës, Berisha: Dënoj me forcë këtë akt të hapur luftënxitës të Beogradit!

Berisha deklaron se dhuna po nxitet nga Beogradi. 

30 Maj 2023, 10:54 Nga A.B
Dhunë&tensione në veri të Kosovës, Berisha: Dënoj
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar sulmet në veri të Kosovës. Përmes një reagimi në rrjetin social 'Facebook', Berisha deklaron se dhuna po nxitet nga Beogradi. 

REAGIMI:

Dhunë kriminale e fallangave të Putinit të vogël kundër ushtarëve të NATO-s në detyrë. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të hapur luftënxitës të Beogradit! sb

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

sali berisha tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll