Aktualitet

Aksident në Lushnje/ Makinat përplasen e përfundojnë në trotuar, plagoset taksisti dhe mësuesja

Në momentin e ngjarjes në rrugë nuk kishte kalimtarë, ndërsa si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar taksisti dhe mësuesja.

30 Maj 2023, 09:13 Nga A.B
Aksident në Lushnje/ Makinat përplasen e përfundojnë në
Aksident

LUSHNJE- Një aksident me 2 të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në daljen veriore të qytetit të Lushnjes. Dy mjete, një makinë që drejtohej nga një taksist i cili udhëtonte bashkë me një mësuese, u përplas me një tjetër makinë në një kryqëzim, pranë një shkolle.

Në momentin e ngjarjes në rrugë nuk kishte kalimtarë, ndërsa si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar taksisti dhe mësuesja.

Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit në fjalë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 08:50, në vendin e quajtur "Rruga e palmave", Lushnjë, automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin D. T. është përplasur me automjetin tip "Toyota" me drejtues shtetasin E. G. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E. G. dhe pasagjerja e automjetit tip "Toyota", shtetasja J. B., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll