Art&Argëtim

Alban Skenderaj publikon këngën e re, por na tërhoqi vëmendjen titulli

1 Mars 2019, 16:22 Nga DOSJA
Alban Skenderaj publikon këngën e re, por na tërhoqi

Alban Skenderaj sapo ka publikuar videoklipin e tij më të ri “Faleminderit”. Ky projekt ka nisur me kohë dhe vetë këngëtari na kishte paralajmëruar për realizimin e tij me video dhe foto që shpërndante në rrjete sociale.

“Faleminderit” është tërësisht në rrymën e këngëtarit dhe sapo e dëgjon të shkojnë ndërmend dhe këngët e tjera të artistit dhe bën një lidhje të çuditshme. Tashmë tre këngë të tij mbajnë tituj mirësjellës: “Mirësevjen në shpirtin tim”, “Mirmëngjes” dhe “Faleminderit”.

Videoklipi “Faleminderit” është realizuar vetëm me këngëtarin në sfond dhe është një baladë që i këndohet dashurisë. Albani di t’i përzgjedhë tekstet dhe t’i ndërthurë fjalët aq bukur  e këto komplimente i kanë shprehur dhe vetë fansat e këngëtarit që me entuziazëm e kanë mirëpritur këngën e re.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alban skenderaj kënga "faleminderit" këngë e re alban skenderaj kënga "faleminderit" këngë e re

Sondazh

Poll