Politike

Rama në Korçë: Çdo kryebashkiak, pikë të parë të programit të ketë njerzillëkun me qytetarët

Gjatë fjalës së tij, Rama u ka bërë thirrje kryebashkiakëve të zgjedhur por dhe punonjësve në institucione që pikë prioritare e tyre duhet që të jetë njerzillëku me qytetarët. 

29 Maj 2023, 18:51 Nga I.A
Rama në Korçë: Çdo kryebashkiak, pikë të
Edi Rama

KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur turin e tij të falenderimeve në qarkun e Korçës. Gjatë fjalës së tij, Rama u ka bërë thirrje kryebashkiakëve të zgjedhur por dhe punonjësve në institucione që pikë prioritare e tyre duhet që të jetë njerzillëku me qytetarët. Rama tha se me këtë tur synon që t'iu shprehë mirënjohjen qytetarëve për mbështetjen që mori për fitoren e zgjedhjeve në Bashkitë e vendit.

"Njerëzit janë të pakënaqur me ne, kjo është e vërteta. Kanë pritshmëri të larat ndaj nesh dhe besojnë se vetëm ne mund ti bëjmë ato gjërat për të cilat kanë nevoje, kjo është e jashtëzakonshme si sfidë se na kanë hedhur një dorashkë, duke thënë urdhëro merreni dhe tani na çoni vetën përpara, do ishte fatale për ne nëse do biem në vetëkënaqësi dhe do mendojmë se jemi të zëvendësueshëm. S’ka lihej kjo votë me të gjitha këto. Kjo votë ka lidhje se njerëzit duan të mendojnë dhe duan nga ne që të mendojmë gjithmonë  e më shumë për ata si qytetarë dhe jo ata të mendojnë si tifozë partish dhe ne ti ndajmë në të tanët, majtas, djathtas.

Dua të falënderoj ata që s’kanë dal në votim, ua kemi kërkuar këtë gjë. Duke bërë ata që kanë bërë ata meritojnë respekt sepse janë sjellë si patriotë duke braktisur hijet e së shkuarës që u shfaqën vetëm për të na kthyer mbrapa. Në kushtet e kësaj pritshmërie të madhe, çfarë behët. Si kthehet ky borxh.

Ka një gjë që mund të përmbushet 100%, është vetëm në dorën tonë këtu. Kjo është njerzillëku me të gjithë anëtarët e një komuniteti, me çdo qytetar të këtij vendi, me çdo familje që ka nevojë për këtë shtet, njerzillëku me çdo sipërmarrje, çdo grup interesi, që është dhe duhet të jetë për mua pika e parë  e programit qeverisës të çdo kryetari bashkie të dalë nga vota e 14 majit. Në këtë pikë kemi deficite kudo, në nivelin qendror, vendor. Këtu ua kërkoj me forcë të gjithëve. Që ta kuptojnë dh eta vënë në jetë. Të krijojnë mekanizma që të gjithë njerëzit të ndihen të dëgjuar, të respektuar. Pastaj zgjidhet apo jo një hall apo problem tjetër kjo varet nga mundësitë. Pavarësisht nëse nuk ma zgjidh hallin, të paktën ma qaj thotë populli ynë," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll