Politike

"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e fton në takim: Hajde se unë nuk shaj...

Në këtë moment, ish-numri një i opozitës i kërkoi që t'i bashkohej bashkëbisedimit të tij me të rinjtë për të mësuar edhe më shumë. 

29 Maj 2023, 18:53 Nga k.m.
"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e
Lulzim Basha

DURRËS- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përballur me një "kundërshtar". Teksa bisedonte me të rinjtë në Durrës, Lulzim Basha po fliste, kur një person iu afrua dhe i tha "besprem". Në këtë moment, ish-numri një i opozitës i kërkoi që t'i bashkohej bashkëbisedimit të tij me të rinjtë për të mësuar edhe më shumë. 

"Hajde, hajde ta marrësh vesh kush ka pre kë? Hajde, hajde se unë nuk shaj,"-tha Basha, por nuk mori pas asnjë përgjigje.

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha u është përgjigjur të gjitha atyre që e kritikojnë për rikthimin e tij. Sot Basha takimin e zhvilloi në Durrës, por më herët ka qenë edhe në Tiranë e Shkodër, ku ka zhvilluar edhe disa takime, jo vetëm me të rinjtë, por edhe me demokratë të tjerë.

lulzim basha rikthimi i lulzim bashes

Sondazh

Poll