Politike

AUTOKRITIKA/ ' A mbrojti PD votën?'- Berisha: JO! Nuk e bëmë as në vitin 2019 e as në 2021-in

Berisha mori shembullin e zgjedhjeve të 2021 dhe atyre të 2019-ës, duke theksuar se nuk u bë analiza e duhur e se nuk u mbrojt vota. 

29 Maj 2023, 13:23 Nga A.B
AUTOKRITIKA/ ' A mbrojti PD votën?'- Berisha: JO! Nuk e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njohu humbjen në zgjedhje, mirëpo e gjeti gabimin tek Partia Demokratike. Përballë ish-kandidatëve të 'Bashkë Fitojmë' në zgjedhjet e '14 Majit', Berisha mori shembullin e zgjedhjeve të 2021 dhe atyre të 2019-ës, duke theksuar se nuk u bë analiza e duhur e se nuk u mbrojt vota. 

'A e kemi bërë ne këtë? Jo. A e ka bërë për PD? Jo'- thotë Berisha duke shtuar se problemet që ndodhën, nuk do ndodhnin kurrë më në këtë shkallë.

PJESË NGA DEKLARATA: 

Ky mision ka një qëllim të pandryshueshëm. Qëllimi është rikthimi i votës së lirë te shqiptarët dhe votë të lirë me Edi Ramën kryeministër nuk ka. E kemi thënë dhe do e themi, nuk do tallemi me veten tonë. Si misionarë duhet të përgatitemi krahas përpjekjeve për një analizë sa më serioze të problematikave tona të brendshme, që të ngremë partinë në një nivel tjetër administrativ, të përtërimë siç erdhët ju me primaret, të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë.

A e kemi bërë ne këtë? Jo. A e ka bërë për PD? Jo. Nëse në vitin 2021 në prill, të cilat ishin zgjedhje politike, PD do mbronte votën, do derdhej në rrugë, këto probleme që ndodhën, nuk do ndodhnin kurrë në këtë shkallë. Por PD nuk e bëri këtë. Nuk e bëri as në vitin 2019. Tani nuk mund të qëndrojmë vetëm në fushën e fjalëve. Vlerësoj çdo propozim për përmirësim maksimal të punës sonë. Por ju garantoj se me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka. Ndaj dhe ftoj çdo demokrat, t’i drejtohet fibrës së tij politike, ndërgjegjes së tij politike, të mos harrojë këtë gjë.

sali berisha

Sondazh

Poll