Politike

Denar Biba: Në Shqipëri operojnë vetëm dy kompani celulare

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, deklaroi sot se aktualisht tregu i telefonisë celulare është një duopol ku operojnë vetëm dy kompani celulare

29 Maj 2023, 13:32 Nga m.s
Denar Biba: Në Shqipëri operojnë vetëm dy kompani celulare
Denar Biba

TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, deklaroi sot se aktualisht tregu i telefonisë celulare është një duopol ku operojnë vetëm dy kompani celulare. Ai solli edhe rastin në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka tre operatorë celularë, ndërsa ruajnë elementët e konkurrencës.

"Ka tregje që janë qartësisht oligopole. Mirë ose keq, legjislaioni ynë nuk e ndalon këtë. Tregu i telefonisë celulare është aktualisht një duopol. Mbretëria e Bashkuar ka vetëm tre operatorë celularë dhe ka 64 milion banorë.

Kur ata kaluan nga 4 në 3, kompanitë e interesuara e çuan çështjen në Gjykatën e Luksenburgut e cila tha: Ju nuk mund të ndaloni të drejtën për të bërë biznes, për sa kohë që ata marrin përsipër të ruajnë disa elementë të konkurencës", tha ai.

denar biba tregu i telefonisë celulare

Sondazh

Poll