“Shikoni faturat nga Covid-i, do vini duart në kokë”, Braçe: Autoriteti të hetojë për shërbimet spitalore private
Erion Braçe TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë është raportuar puna vjetore e Autoritetit të Konkurrencës. Depute...
Berisha deklaroi se PD do përgatitet për një analizë sa më serioze të problematikave, në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përsëriti deklaratën se zgjedhje të lira me kryeministrin Edi Rama nuk ka. Gjatë mbledhjes me 61 kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë', kryedemokrati u kërkoi të gjithëve që të qëndrojnë si misionarë dhe të vijojnë 'betejën'. Po ashtu, ai tha se PD do përgatitet për një analizë sa më serioze të problematikave, në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë.
DEKLARATA E PLOTË;
Unë u them kandidatëve dhe kryetarëve që fituan, në këtë fushatë, të cilët e nisët pasi u votuat si kandidatë të primareve, ju ishit misionarë të vërtetë të një modeli të paparë. Misionarë të modelit të lirisë, por unë u ftoj ju, ftoj kryetarëve e degëve dhe të gjithë demokratët të vazhdojmë misionin tonë. Ua them këtu haptas, se me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka, e kam deklaruar disa herë. Në emër tuaj kam deklaruar se do mbroj votën dhe atë po bëj. Nuk e mbrojmë me armë, ne jemi opozitë e parimeve demokratike, nuk jemi as guerrilas, as parti e pushtetit me dhunë, përkundrazi ne jemi opozitë demokratike.
Por, në këto kushte, unë u ftoj ju të qëndroni si misionarë sepse Shqipëria, pluralizmi dhe demokracia janë në shkatërrim. Ishte shumë e veçantë kur ju garonit kundër rivalëve tuaj dhe nuk kishim gjëkundi një këshilltar që të na informonte për të gjitha keqbërjet e këshillit dhe kryetarit. Sot kemi këshilltarë, edhe ata janë misionarë.
Ky mision ka një qëllim të pandryshueshëm. Qëllimi është rikthimi i votës së lirë te shqiptarët dhe votë të lirë me Edi Ramën kryeministër nuk ka. E kemi thënë dhe do e themi, nuk do tallemi me veten tonë.
Si misionarë duhet të përgatitemi krahas përpjekjeve për një analizë sa më serioze të problematikave tona të brendshme, që të ngremë partinë në një nivel tjetër administrativ, të përtërimë siç erdhët ju me primaret, të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë.
A e kemi bërë ne këtë? Jo. A e ka bërë për PD? Jo. Nëse në vitin 2021 në prill, të cilat ishin zgjedhje politike, PD do mbronte votën, do derdhej në rrugë, këto probleme që ndodhën, nuk do ndodhnin kurrë në këtë shkallë.
Por PD nuk e bëri këtë. Nuk e bëri as në vitin 2019.
Tani nuk mund të qëndrojmë vetëm në fushën e fjalëve. Vlerësoj çdo propozim për përmirësim maksimal të punës sonë. Por ju garantoj se me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka. Ndaj dhe ftoj çdo demokrat, t’i drejtohet fibrës së tij politike, ndërgjegjes së tij politike, të mos harrojë këtë gjë.
Erion Braçe TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë është raportuar puna vjetore e Autoritetit të Konkurrencës. Depute...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD do të futet në një fazë tjetër, atë të mbledh...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se është bërë përpjekje antikushtetuese nga mafia...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, foli në Komisionin e Ekonomisë për Autoritetin e Konkurrenc&eum...
Sali Berisha TIRANË- Gjatë mbledhjes së sotme me kryetarët e degëve, kandidatët e opozitës në zgjedhjet lokale si d...
Mbledhja TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi ditën e sotme 61 kandidatët e 'Bashkë Fitojmë' në ...
Ina Zhupa TIRANE- Deputetja e PD-së Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat foli në lidhje me një projektvendim të K...
Jorida Tabaku TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë, deputetja e PD-së Jorida Tabaku ngriti një sërë çështjesh ...
Denar Biba TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, raportoi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, ku k...
Autoriteti i Konkurrencës TIRANË-Autoriteti i Konkurrencës ka bërë bilancin e vitit 2022, ku thuhet se janë marrë 9...