Politike

Shkrirja e Akademisë së Albanologjisë/ Zhupa: Urrejtje patologjike ndaj identitetit shqiptar, kërkoj interpelancë me Kushin

Zhupa bëri një thirrje të hapur ndaj intelektualëve që të reagojnë. E po kështu paralajmëroi se do të thërrasë në interpelancë ministren Evis Kushi.

29 Maj 2023, 11:57 Nga m.s
Shkrirja e Akademisë së Albanologjisë/ Zhupa: Urrejtje
Ina Zhupa

TIRANE- Deputetja e PD-së Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat foli në lidhje me një projektvendim të Këshillit të Ministrave, që parashikon shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA). Sipas dokumentit, qeveria do të kërkojë mbylljen e veprimtarinë e Akademisë, duke transferuar të gjitha funksionet tek Akademia e Shkencave, e drejtuar nga Skënder Gjinushi. Zhupa bëri një thirrje të hapur ndaj intelektualëve që të reagojnë. E po kështu paralajmëroi se do të thërrasë në interpelancë ministren Evis Kushi.

“Albanologjia shqiptare i ka fillimet nga amaneti i Mid'hat Frashërit me idealin për tu krijuar një Akademi Albanologjike, punën që s’mund ta kryjë asnjë institucion tjetër. Ndryshimi ka ardhur si rrjedhojë e një reforme, sot (ASA) jep edhe doktoratura.

Në raportimin e fundit në Kuvend për buxhetin 2023, në pamë edhe raportin e Akademisë Albanologjike dhe Shkencave. Sot ka 45 marrëveshje në fuqi.

Akademia e Shkencave na foli vetëm për projekte që do jepte shteti shqiptar. Ishte plani që do shkrinin (ASA)-N.

ASA ka sot 100 profesorë që punojnë në këtë Akademi, unë e kuptoj urrejtjen patologjike të Ramës, Kushit që kanë ndaj identitetit shqiptar”, tha ajo.

ina zhupa shkrirja e akademisë së albanologjisë

Sondazh

Poll