Politike

“Autoriteti i Konkurrencës të monitorojë tregjet”/ Braçe me tone të larta te “Ekonomia”: Zbuloni abuzimet, bujqit po grabiten

Braçe: Autoriteti i Konkurrencës të monitorojë tregjet e të zbulojë abuzimin

29 Maj 2023, 12:47 Nga m.s
“Autoriteti i Konkurrencës të monitorojë tregjet”/
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, foli në Komisionin e Ekonomisë për Autoritetin e Konkurrencës që thotë se duhet të reagojë për abuzimet që kryhen, pasi prekin konsumatorët që paguajnë më shumë. Ai tha me tone të larta se një vit më parë çmimet u rritën për shkak të luftës, ndërsa tashmë tregjet janë ekuilibruar dhe kërkon që çmimet të ulen.

“Autoriteti i Konkurrencës pasi ka evidentuar abuzimin në tregun e frutave e perimeve, e ka gjobitur e ka vendosur disa detyra për ndërmarrjen, përfshirë disa kontrata dhe pastaj aplikimin e një çmimi që reflekton kostot por edhe gjeografinë e çmimeve në atë territor. Çmimet që aplikoheshin atje ishin më të larta se sa çmimet në një qendër tregtare luksi që ishte vetëm 2 km më tutje. Patjetër i ka vënë detyrim vetes Autoriteti i Konkurrencës, se nëse ndërmarrja nuk zbaton detyrimet të gjobitej me 5% të xhiros ditore. Pra shqetësimi që kishim se një hetim i ri apo monitorim, për mua më duket i paarsyeshëm sa kohë kemi pasur vendimin. Pasoja është ajo që shohim në treg dhe ka të dyja aspektet brenda, deformim të thellë të këtij tregu në të gjithë territorin e vendit.

Pra ky treg jua imponon dhe ai që ndodh është grabitje e mirëfilltë që i bëhet bujqve, që domatja të dalë me 40 lekë nga Myzeqeja e të shitet me 120 lekë. Ju nuk përcaktoni çmime, por kur e konstatoni se abuzon me pozitën dominuese, duhet të ndërhyni ju. Ne paguajmë njësoj si të gjithë të tjerët.  Siç po ndodh me këtë, po ndodh edhe me blegtorinë. Ky tregu blegtoral është edhe më i ngushtë se i frutave e perimeve. Dini gjë deklarimin e fabrikave që do rrisin çmimin e produktit final në tregje? Por e keni dëgjuar që do ulin çmimin e grumbullimit të çmimit nga bujqit. A është ky abuzim? Në të gjithë Myzeqenë 3 fabrika janë.

Këtu prodhohet shumë pak. Është shumë e qartë që sa kohë që inflacioni i importuar i produkteve që vijnë nga importi ka rënë, si nuk reflektohet në treg? Ju mendoni se ka kërkesë të shtuar për vaj? Unë mendoj që jo. Kështu është edhe oferta se u zëvendësua. Nuk të lë kapitalizmi boshllëk në treg. Ju e keni në dorë të monitoroni tregjet e të zbuloni abuzimin dhe marrëveshjet e ndaluara.

Çështja e dytë që dua të ngre: inflaconi që shpërtheu vjet në mars, në të gjithë botën ishte i drejtëpërdrejtë nga lufta në Ukrainë. Çfarë ndodhi me luftën; u godit oferta dhe mori përmasë tjetër kërkesa. Në asnjë rast kjo nuk mund të vazhdojë me vite të tëra, sepse të tjetër faktorë në tregje bëjnë zëvendësimin e ofertës dhe në krahun tjetër e qetëson panikun e konsumatorit. Në harkun e një viti kemi arritur në ekuilibër, ekuilibrin e çmimeve. Si t’ia bëjmë? Është një zinxhir që godet konsumatorin në momentin që nuk funksionon tregu, patjetër që ka faktorë të tjerë përtej luftës. Edhe qetësimi i konsumatorit ka funksionuar sa i takon kërkesës së ofertës. Duhet monitorim i shtuar. Ju mora grurin që vjen i papërpunuar brenda territorit të Shqipërisë. Mund të them edhe për vajin. Kur fola për inflacionin e importuar e ka sjellë në vemendje Banka e Shqipërisë. E treta ka të bëjë me lëndët e para, ka dhe tregje të lëndëve të para që kanë një ndikim për produktin fundor, i referohem bujqësisë”, tha Braçe.

erion brace rritja e cmimeve

Sondazh

Poll