Politike

'Ekonomia'/ Kreu i Autoritetit të Konkurrencës: Nuk jemi gjobaxhinj!

Biba u shpreh se ky institucion nuk e ka për qëllim vendosjen e gjobave, por në momentin kur ka shkelje, autoriteti ka për detyrë të vendosë penalitete.

29 Maj 2023, 11:24 Nga A.B
'Ekonomia'/ Kreu i Autoritetit të Konkurrencës: Nuk jemi
Denar Biba

TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, raportoi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, ku ka bërë një përmbledhje vjetore të aktivitetit të autoritetit për vitin 2022. Ai u shpreh se ky institucion nuk e ka për qëllim vendosjen e gjobave, por në momentin kur ka shkelje, autoriteti ka për detyrë të vendosë penalitete.

Unë nuk e përceptoj autoritetin si gjobaxhi ku synimi i vetëm është të vendosim gjoba. Ka disa kompani që xhiron vjetore e kanë të lartë paçka se fitimin mund ta kenë të ulët. Ju takon edhe juve të bëni lidhje të tilla që ata të taksohen aty ku dihet. Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë një opinion tangjent për aq sa vlerësuam në atë vendimmarrje, që bordet e këtij karakteri vijnë në kundërshtim me të drejtën e konkurrencës, por rast pas rasti, jo më larg se dje qeveria e Britanisë së Madhe ka nisur diskutimin me supermarketet për ët vendosur një çmim tavan vullnetar. Vullnetarisht e ka dhe Greqia por ka vendosur një lloj penaliteti në rast se kalojnë mbi një vlerë të caktuar taksimi do të jetë trefish nga ana e shtetit. Bordet kanë ekzistuar në historinë e çdo ekonomie botërore, në situata krizash ka pasur borde. Çmimet në lidhje me karburantet dhe telefoninë nuk më rezulton të jenë më të lartat në rajon. Në lidhje me karburantet ne nisëm një hetim që rezultoi pa gjetje. Në termat e ligjit legjislacioni i mundëson autoritetit të konkurrencës të hyjë si vëzhgues e më pas si ndëshkues i këtyre fushave të caktuara”– tha kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba.

komisioni i ekonomise 29 maj 2023 denar biba

Sondazh

Poll