Politike

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarin

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në një deklaratë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kallëzuar kryebashkiakun e Kuçovës dhe biznesmenin Pëllumb Salillari

29 Maj 2023, 11:01 Nga m.s
Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e
Albana Vokshi

TIRANE- Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në një deklaratë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kallëzuar kryebashkiakun e Kuçovës dhe biznesmenin Pëllumb Salillari. Ajo tha për mediat se të dy kanë përdorur postin e tyre dhe burimet financiare, për atë që ajo e cilësoi krimin elektoral të 14 Majit.

Në denoncimin e depozituar në emër të Partisë Demokratike, pretendohet se Kreshnik Hajdari ka "shpërdoruar detyrën" duke përdorur fondet e Bashkisë së Kuçovës, për të ndikuar në vullnetin e zgjedhësve.

Vokshi tha se Hajdari ka shfrytëzuar burimet financiare të Bashkisë që drejtonte, duke caktuar dyfishin e shumës së nevojshme për projekte pa asnjë cilësi në kuadër të fushatës elektorale.

“Hajdari ka shfrytëzuar burimet financiare dhe burimet njerëzore të Bashkisë për përfitime elektorale. Ka disa video dhe prova që provojnë faktin që është shtruar asfalt elektoral dhe projekte pa tabelë në disa zona pa asnjë standart. Kanë qenë vetë banorët e zonës që kanë ndalur këto punime, sepse po bëheshin pa standarte. Ndërsa punimet janë bërë me dyfishin e vlerës. Ka video dhe prova konkrete ku shpërndahen thasët me miell derë më derë”, tha Vokshi.

Ajo tha se pavarësisht se deri më tani janë dorëzuar rreth 30 kallëzime për shkeljet e qeverisë dhe drejtuesve vendorë në zgjedhjet e 14 Majit, SPAK ende nuk ka vepruar.

Në dokumentin zyrtar, shkruhet: "PD kallëzim për veprat penale “shpërdorim detyre”, “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas shkresës, pretendohet se Hajdari dhe Salillari kanë manipuluar zgjedhësit për votën duke shpërndarë ushqime gjatë fushatës, si dhe kanë bërë presion. 

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e

 

prokuroria e posaçme spak albana vokshi

Sondazh

Poll