Aktualitet

Shkreli: Gjysma e fjalëve të Gjinushit janë të pavërteta, Akademia e Studimeve Albanologjike ka status

Ledi Shkreli mendon se gjysma e fjalëve të thëna nga Gjinushi janë të pavërteta pasi Akademia e ka një status. 

29 Maj 2023, 08:13 Nga A.B
Shkreli: Gjysma e fjalëve të Gjinushit janë të
Ledi Shkreli

TIRANË- Projektvendimi për “mbylljen e veprimtarise së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e njësive kryesore të saj” ka sjellë kontestimin e Senatit të ASA-s, që pretendon se në kundërshtim me ligjin nr. 80 Për Arsimin e Lartë, nuk është vënë në dijeni. 

Senati tha se transferimi i burimeve njerëzore dhe aseteve të instituteve albanologjike do të ketë dëme në shkencë dhe do të preken edhe studiuesit. Nga ana tjetër,  kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, ka shpjeguar situatën, pse është bërë një kërkesë e tillë. Ai tha se Akademia e Shkencave ka qenë gjithmonë e përbërë nga sistemi i instituteve dhe Asambleja e saj. 

Pyetja: Nuk mund të funksiononin të pavarura, të ndara siç ka ndodhur deri më tani?

Skënder Gjinushi: Kuptohet që jo! Sepse janë pa status, përpos kësaj ne vlerësojmë se kështu është më mirë! Përvoja e shteteve më të konsoliduara tregon që kjo skemë funksionon shumë më mirë.

Pas këtij komenti të Gjinushit, ka ardhur edhe një reagim nga gjuhëtarja Ledi Shkreli. Ajo shkruan se gjysma e fjalëve të thëna nga Gjinushi janë të pavërteta pasi Akademia e ka një status. 

'Gjysma e fjalëve të Gjinushit janë të pavërteta. ASA nuk eshte pa status. Është IAL me ligj e me statut.
Gjysma tjetër e fjalëve të tij që nis me “ne vlerësojmë kështu”, e kuptoni vetë se cilit model i përket. #LiriaAkademikeASA'- shkruan ajo.

Ai

ledi shkreli akademia e studimeve albanologjike

Sondazh

Poll